Eksperti i IT-së, qytetarëve: Rrini të qetë, nuk janë prekur llogaritë bankare

11 Janar 2023 | 07:36

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj deklaroi se qytetarët duhet të jenë të qetë, pas publikimit të të dhënave bankare nga hakerat iranianë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Semanaj u shpreh se publikimi i të dhënave nuk është diçka pozitive, por nënvizoi se hakerat kanë prekur vetëm rrjetin IT dhe jo atë të core banking, ndaj dhe nuk mund të prekin llogaritë bankare.

“Sistemi bankar ka dy rrjete. Është rrjeti IT, që marrin shërbim punonjësit e bankave, degët, e-banking, kemi edhe rrjetin e dytë që është rrjeti i core banking. Në rrjetin IT ka qasje dhe mund të hakerohet, mund të dalin raporte kredish, shuma llogarish, por nga ky rrjet nuk mund të tjetërsohen llogaritë bankare të qytetarëve.

Pra, qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë. Nuk kemi bëjmë me prekje të llogarive, nuk kemi të bëjmë me fshirje të llogartive, nuk kemi të bëjmë  me transferta të parave të tyre. Është prekur rrjeti i IT-së, nuk ka vend për panik”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024