Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Dhori: Vendim arbitrar dhe i pakuptimtë

11 Janar 2023 | 11:49

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori e ka cilësuar si arbitrar dhe të pakuptimtë, vendimin e Enkelejd Alibeajt, i cili përjashtoi 4 deputetë nga Grupi Parlamentar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dhori u shpreh se ky vendim nuk ka vlerë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Sipas tij, nuk ka vullnet nga të dyja palët për bashkimin e Partisë Demokratike.

“Qartësisht, është një vendim që nuk i përket Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por ndoshta, vendim i një numri shumë të kufizuar deputetësh në Partinë Demokratike. Një vendim, i cili absolutisht është arbitrar dhe i pakuptimtë, sidomos në këtë situatë k une ndodhemi sot. Në këtë situatë ku ndodhet Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar, mendoj që nuk ka ndonjë vlerë tashme, sepse është fraksionuar së paku në dy pole, të distacuara dhe nme shumë ndasi mes tyre.

Nuk bën asnjë lloj diference mendoj, sepse secili nga deputetët, besoj se e ka të qartë qëndrimin e tij në këtë situatë ku ndodhemi. Besoj se edhe demokratët e kanë të qartë, që tashmë mossbashkimi, mosunifikimi edhe para zgjedhjeve është për shkak se nuk ka vullnet”, theksoi ajo.

Dhori nënvizoi se ajo nuk është pozicionuar me asnjë nga grupimet në Partinë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026