Çfarë ndodh nëse Berisha fiton gjyqin dhe KQZ-ja ka ende anëtarët e Alibeajt?

11 Janar 2023 | 13:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit. PD do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ, me përfaqësues nga grupimi i Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Ledio Braho deklaroi se edhe nëse gjykata i jep vulën Sali Berishës pas 29 janarit, afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve, ata mund të ndërrohen në  çdo moment.

Sipas tij, anëtarët e KZAZ-ve, mund të ndërrohen edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, kur KQZ-ja është në proces administrimi të numërimit të votave.

“Anëtarët e KZAZ-ve mund të ndryshohen nga partitë politike çdo çast. Hostoria ka treguar që edhe Partia Socialiste, edhe Partia Demokratike i ndryshojnë anëtarët e KZAZ-ve, anëtarët e KQV-ve deri në momentin e fundit. Edhe gjatë procesit zgjedhor, mund të qëllojë që një parti poltike, dëshiron të zëvendësojë një anëtar KZAZ-je, me një  person  tjetër. Është një procedurë, janë emra individualë.

Kur të marrë vendimin Komisioneri i Zgjedhjeve, do marrë vendimin, në KZAZ-në 32, emërohen si anëtarë KZAZ-je, personat me emër, mbiemër, atësi. Këto persona janë të ndryshueshëm edhe pas zgjedhjeve, edhe pas datës 14, kur KQZ-ja është në proces administrimi të numërimit të votave, mund të ndërrohen anëtarët e KZAZ-ve”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024