U përjashtua nga Alibeaj, reagon për herë të parë Bylykbashi: Pse është vendim nul
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi e cilësoi nul vendimin e Enkelejd Alibeajt për ta përjashtuar nga grupi i PD.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Bylykbashi u shpreh se ky akt është kryer në bashkëpunim me Lulzim Bashën për t’i shërbyer Edi Ramës.
Bylykbashi tregoi se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.
“Pse është nul vendimi i Alibeajt? Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk pranoi të firmoste atë vendim. Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt 2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është shfuqizuar nga një tjetër”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta