90 vjeç, njihuni me kamionistin më të vjetër në botë

13 Janar 2023 | 07:17

Një shofer kamioni 90-vjeçar mendohet të jetë kamionisti më i vjetër në botë.

Brian Wilson, nga Sheffield, do të vazhdojë të punojë edhe për një vit tjetër pasi ka kaluar me sukses të gjitha kontrollet  shëndetësore. Ai filloi karrierën e tij si shofer kamioni në vitin 1953, kur filloi të shpërndante benzinë për Esso.

70 vjet më vonë, babai i katër fëmijëve zgjohet ende në orën 4 të mëngjesit për turnet e tij 12-orëshe duke udhëtuar në vende të ndryshme në të gjithë Britaninë, duke përfshirë këtu Rochdale, Birmingham dhe Newcastle.

Ashtu si kamioni i tij ‘L-reg‘ i vitit 1993, Wilson duhet te kryej kontrolle  shëndetësor çdo vit.

E megjithëse zotëronte kompaninë e transportit të babait të tij të ndjerë E. Wilson ka vendosur të punojë për një tjetër kompani private.

Së fundmi ai ka folur për BBC.

“Ndihem mjaftueshëm në formë, dhe do të vazhdoj të punoj edhe pse jam në moshë të madhe. Sot kam filluar punën në orën 7 nuk lodhem, ndihem shumë mirë me punën time,” – u shpreh Wilson.

Sipas Rekordeve Botërore Guinness, mbajtësi më i vjetër (mashkull) i licencës për HGV është Jack Fisher i Mbretërisë së Bashkuar, 88 vjeç por që ky rekord mund të thyhet nga Wilson sepse është njoftuar prej kohësh që duhet të dorëzojë dokumentet përkatëse (mosha dhe profesioni), por ende nuk e ka bërë këtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024