Rritet 25% çmimi i bulmetit dhe vezëve
Në dhjetor të vitit që sapo mbyllëm çmimet e bulmetit dhe vezëve shënuan rritjen më të lartë historike me 25.4% në krahasim me dhjetorin 2021.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 13 grupet kryesore të ushqimeve, bulmeti dhe veza shënuan rritjen më të lartë. Me ritme të ngjashme u rrit edhe çmimi i yndyrave. Kjo rritje u nxit nga kërkesa më e lartë për gjalpë dhe vezë gjatë muajit dhjetor në respektim të traditës për gatimin e ëmbëlsirave.
Çmimet e bulmetit që ishin në rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2022 në dhjetor panë një rritje të paprecedente kur në ditët e fundit të muajit 600 gram gjalpë fshati u shit për 1500 lekë. Përgjatë dhjetorit një kilogram gjalpë u shit mbi 1600 lekë, teksa shumë shpesh tregjet kishin mungesë të këtij produkti.
Shqipëria po përballet me krizë të furnizimit të rregullt me bulmet. Kjo krizë po vjen nga rënia e shpejtë e numrit të bagëtive sidomos fermave të vogla familjare dhe kufizimeve të importit, pasi fermat e mëdha kudo në Europë kanë reduktuar numrin e krerëve nga rritja e çmimeve të ushqimeve për kafshë pas luftës në Ukrainë.
Në Shqipëri blegtoria po kalon krizë për dy faktorë themelorë. I pari është tranzicioni demografik, pakësimi i popullsisë dhe sidomos asaj në zonat rurale po shoqërohet me tkurrjen e krerëve të bagëtive. Së dyti fermat e vogla shqiptare nuk përfitojnë subvencione e për rrjedhojë nuk rezultojnë fitimprurëse. Fermerët blegtorë lajmërojnë se ky vit do të jetë edhe më i vështirë nëse qeveria nuk ndryshon politikën e subvencioneve për të ndihmuar fermat e vogla dhe për të nxitur përpunimin e qumështit në baxho. Blegtoria shqiptare është e zhvilluar në ferma të vogla dhe zinxhiri i përpunimit duhet të jetë i tillë.
Mbi investimet në fabrikat e përpunimit të qumështit ndër vite po rrisin çmimin e bulmetit në mënyrë të panevojshme. Për shembull fabrikat e mëdha qumështit shpesh vihen në punë me 20% të kapacitetit investues, nga mungesa e lëndës së parë.
Kostot e fabrikës janë të njëjta sikur prodhimi të jetë 5- fish më i lartë. Këto kosto po transferohen në çmime, rritja e të cilit nuk ka një ndarje të drejtë për fermerët. Teksa çmimet e bulmetit janë dyfishuar për disa produkte, çmimi për blegtorët e vegjël u rrit me 10-15 vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta