Në gjurmët e të atit, djali i Ronaldinhos drejt kalimit te Barcelona

13 Janar 2023 | 11:31

Joao Mendes de Assis Moreira, djali i legjendës braziliane të futbollit, Ronaldinho, ka ndërprerë kontratën me Cruzeiro dhe ndodhet në Barcelonë duke iu nënshtruar një prove me ekipin U-19 të Barçës, Juvenil A.

Nëse ai bën mirë dhe trajnerët e konsiderojnë të vlefshëm, trashëgimtari i futbollistit legjendar mund të bëhet lojtar i Barcelonës.

Marrëveshja po udhëhiqet personalisht nga presidenti Joan Laporta, i cili është ai që po flet me Ronaldinhon, një nga ambasadorët e klubit, edhe pse logjikisht fjalën e fundit do ta kenë trajnerët. Komiteti i Sporteve nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në këtë çështje.

Joao Mendes, 17 vjeç, luan si sulmues ai është mëngjarash dhe ka një gajtësi prej 1.78 metra.

Nuk dihet ende nëse marrëveshja do të finalizohet. Por edhe nëse ajo ndodh, trashëgimia e babait te Barça do të jetë shumë e vështirë për t’u kapërcyer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026