Tahiri: BE-ja le ta kushtëzojë Serbinë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë për t’i vënë sanksione Rusisë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.
Tahiri thotë se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se do t’ia ndalojë anëtarësinë në union, nëse vazhdon të mos e sanksionojë Rusinë.
“Zyrtari i larte amerikan Chollet kërkoi dje nga Serbia te vendos sanksione kunder Rusise. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtezoj Serbine, duke ia bere te qarte se do ta ndal integrimin e Serbise ne BE nëse nuk vendos sanksione kunder Rusise. Keto dy politika te qarta amerikane dhe evropiane do ti hapin rruge marreveshjes finale me njohje reciproke! Pa u shkëputur nga Rusia, Serbia do te mbetet problemi i Ballkanit!”- ka shkruar Tahiri.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatë javës ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd.
Në Serbi u raportua se Chollet pas takimeve me zyrtarët e lartë shtetërorë ka kërkuar edhe njëherë që të sanksionohet Rusia, që është shtet aleat i Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata Evropiane: Të rimbursohen turistët që nuk morën shërbimet gjatë pandemisë
- Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të minierës së kripës Soledar
- Abuzimi 1.2 mln euro te Financat, lihet në burg Gjokutaj dhe dy drejtorët
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën
- 07:23 Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë