Abazoviç zbulon mesazhin e librit “Kritika e etikës globale”
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç prezantoi këtë të hënë në Tiranë librin “Kritika e etikës globale”. Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Abazoviç zbuloi se mesazhi kryesor i veprës së tij është që të gjithë duhet t’i përkushtohemi më shumë ideve emancipuese.
Duke u ndalur dhe te situata në rajonin e Ballkanit, Abazoviç, tha se e kaluara duhet të lihet mënjanë dhe në rajon të mbizotërojë një frymë më bashkëpunuese dhe evropiane.
“Mesazhi kryesor është që duhet t’i përshkutohemi më shumë ideve emancipuese, ajo do të sjellë diçka të mirë edhe për rajonin tonë. E kaluara ka qenë si ka qenë tani duhet të kemi një frymë më bashkëpunuese, më evropiane. Duhet t’i kuptojmë më mirë nevojat e njëri tjetrit. Mendoj se Shqipëria dhe Mali i zi japin një mesazh që relacionet mes dy vendeve janë ngritur në një nivel tjetër. Mjë model që duhet të ishte pranuar dhe nga shtete të tjera në Ballkan. Në rast se të gjithë do të përkushtohemi të japim kontributin tonë do të ketë suksese konkrete”, tha Abazoviç.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës