‘U përpoqa’, analistja: Çfarë do i thotë Kurti qytetarëve nëse pranon Asociacionin
Analistja Afërdita Maliqi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shfajësohet nëse pranon Asosacionin, duke thënë se u përpoq që ta pengonte, por nuk mundi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Maliqi u shpreh se edhe pse ka një rënie të pëlqyeshmërisë, një pjesë e madhe e elektoratit e besojnë Kurtin.
“Pyetja paraprake se si do ta arsyetojë Kurti nëse e pranon Asosacioni me një fjali të shkurtër, Kurti ka aq aftësi të madhe të bindjes së një pjese të elektoratit të vet që është e habitshme. Do t’ju thotë kështu; u mundova, nuk munda, ju patë, e shtyva, nuk munda, kështu që në fund e pranova.
Ka një pjesë të elektoratit, pavarësisht se ka një ulje në pëlqyeshmërinë e asaj që ka pasur më 14 shkurt, megjithatë, ende ka një armatë që i beson marrëzisht dhe Kurti çfarëdo që të thotë, ata i besojnë. Do ta bindë me këtë fjali”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit