Iu gjetën mijëra euro, gazetari zbulon akuzat që mund t’i ngarkohen Alda Klosit
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati deklaroi se ende nuk dihet nëse zyrtarja Alda Klosi do të akuzohet për korrupsion, por nënvizoi se bazuar në dosjen hetimore dhe provat e sekuestruara, akuza që mund t’i ngarkohet është ajo e pastrimit të parave.
Sipas Ferhatit, arsyetimi i Klosit se 120 mijë eurot dhe sendet me vlerë të gjetura në banesën e saj, janë të xhaxhait, nuk është bindës dhe do të kryhen hetime.
“Për korrupsion, nuk e di në rast se rrezikohet, por logjikisht dhe organikisht me aq sa mban dosja hetimore, por edhe provat konkrete që janë sekuestruar, mund të akuzohet për “Pastrim të produkteve të produkteve të veprës penale”, ose e thënë ndryshe pastrim parash.
Për sa kohë që, deklaratat e saj lidhur me sasinë që pretendon prej 120 mijë eurosh bashkë me stiolitë dhe sendet e tjera me vlerë, i ka deklaruar sikur janë të mira materiale të xhaxhahitdhe familjarëve të saj, e cila në pamje të parë, nuk është një arsyetim bindës. Nga ana tjetër, shqetësuese është fakti se janë 404 mijë euro dhe rreth 30 mijë dollarë të gjetur në aspirator rreth 1 javë më parë, ende sot janë mall pa zot dhe askush nuk ka shkuar në polici që të kërkojë këto para”, theksoi ai.
Paratë e vjedhura nga pastruesja Rozeta Dobi dhe sendet me vlerë të Alda Klosit nuk janë deklaruar në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive. Në deklaratën e fundit të bërë në gusht të vitit 2022, ish-drejtoresha e ministrisë së Rindërtimit, nuk ka shënuar lekë cash që t’i ketë tërhequr nga llogari bankare apo nga burime të tjera.
Zyrtarja që rezulton sot me 5 banesa dhe dy troje në Tiranë dhe Lezhë, ka deklaruar në vitin 2017 blerjen e një apartamenti 72 m2 në kryeqytet me vlerë 31.400 euro. Burimi financiar për blerjen e këtij apartamenti, vjen nga një kredi e marrë në çift me bashkëshortin e saj.
Mes pasurive të deklaruara janë dhe të ardhurat 30 mijë lekë në muaj, nga qiraja e një ambienti. Pavarësisht kredive të marra dhe borxheve të deklaruara, Alda dhe Altin Klosi dalin pronarë në 2021 me kontrata dhurimi të dy apartamenteve në plazhin e Shëngjinit të Lezhës.
LEXONI GJITHASHTU
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti