Shpërthen në flakë anija e mallrave në Durrës, evakuuohet stafi

14 Janar 2023 | 16:58

Një anije mllrash ka marrë flakë në Radën e Portit të Durrësit pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka përfshirë anijen “KLEDES MARY” me flamur panamez dhe pronar shqiptar, e cila ka një kapacitet prej 2500 tonësh.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.

Drejt vendit ku ndodhet anija kanë shkuar rimorkiatorët dhe një mjet lundrues i policisë kufitare. Paraprakisht bëhet e ditur se nga zjarri në anijen e huaj nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se ekuipazhi është evakuuar i gjithi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026