‘Enver Sheshi viktimë e mafies së inceneratorëve’, Berisha: E vranë se do fliste
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Enver Sheshi, i cili ndërroi disa muaj pasi ishte arrestuar lidhur me çështjen e inceneratorëve është vrarë në mënyrë mafioze.
Sipas Berishës, Sheshi është viktimë e mafies së inceneratorëve pasi kishte vendosur të fliste dhe të tregonte atë që dinte.
“Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve. Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve.
Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm”, tha Berisha.
Sheshi ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Pak ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe ka çuar në gjykim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë.
Hetimi për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania