Karim Benzema vazhdon kontratën me Realin deri në vitin 2024
Lojtari francez i Real Madridit, Karim Benzema, ka vendosur të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2024, raportojnë mediat spanjolle dhe franceze.
35-vjeçari ka kontratë me Realin deri në qershor të këtij viti. Sulmuesi francez ka të drejtë të negociojë me klube të tjera, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij aktuale.
Ai thuhet se ka marrë një ofertë nga Al Nasr, detajet e së cilës nuk janë bërë të ditura, por ka treguar se nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Benzema është anëtar i Realit që nga viti 2009 dhe për klubin madrilen ka luajtur 621 ndeshje dhe ka shënuar 334 gola, me 160 asistime.
Reali shpreson që Luka Modric së shpejti ta rinovojë zyrtarisht bashkëpunimin edhe për një sezon, ndërsa pyetja e madhe është nëse të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Toni Kroos. Gjermani është më afër qëndrimit ndaj vendimit të tij për t’u larguar nga Madridi dhe ndoshta edhe për t’i dhënë fund karrierës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve