Zëdhënësi i Policisë: Pas Shkodrës, po verifikojmë kamerat e instaluara në çdo qytet
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj deklaroi se pas Shkodrës, do të verifikohen kamerat e instaluara në çdo qytet në vend.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Mullaj nënvizoi se aktualisht kanë nisur verifikimet dhe po kryhen veprimet hetimore.
Sipas tij, kjo është një strategji, për t’u prerë rrugën krimnelëve, në mënyrë që të mos ketë deskonspirime në operacionet e policisë.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjithë drejtorëve në qarqe, që të evidentojnë në të gjitha qarqet, kamerat që janë pa zot. Tani është parë e arsyeshme. Është një strategji, e para për t’u prerë rrugët personave kriminalë, që të mos marrin informacion për lëvizjet e policisë.
Nuk dihet ende numri i kamerave, jemi kryer veprime hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, veprime të kësaj natyre do të kryhen në të gjithë republikën. Kanë nisur verifikimet”, theksoi ai.
Disa ditë më parë, Policia e Shkodrës çmontoi 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.
Kamerat e çmontuara ishin vendosur nga persona apo grupe kriminale me qëllim marrjen e informacionit për lëvizjet e policisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:22 Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë
- 13:18 Kryeqyteti i Maltës ‘goditet’ nga ndërprerjet e energjisë elektrike, shkak temperaturat e larta
- 13:18 Tragjedi në brigjet e Mauritanisë, 143 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje
- 13:09 Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
- 12:57 Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
- 12:44 Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin