“Vuçiç-Kurti mund të takohen në Davos”, gazetari: Mos të shpresojmë shumë
Gazetari Lirim Mehmetaj tha se një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç mund të ndodh në Davos.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk duhet të shpresojmë shumë nga ky takim pasi arsyet janë të paqarta dhe Kosova e Serbia sipas tij nuk janë të sinqerta në sqarimet e tyre.
“Ishte një takim që duhej të ndodhet shumë më herët sepse i fundit ishte takimi i nëntorit.
Këto krizat e vazhdueshme të cilat po ndodhin, siç ishte kjo e targave dhe e barrikadave po e komplikojnë shumë situatën. Besoj se do të ketë takim me Kurti dhe Vuçiç dhe ai takim të ndodh në Davos e jo në Bruksel. Ajo që nuk u realizua në Paris mund të realizohet tashmë në Davos.
Ky takim po vjen në një situatë të paqartë. Nëse Kosova dhe Serbia janë të pasinqerta në shpjegimet e tyre dhe BE në anën tjetër nuk është i drejtpërdrejt, po vijmë në një takim për të cilin nuk duhet të shpresojmë. Ka paqartësi se për çfarë konkretisht ata pajtohen”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona