“Për padrejtësitë e NATO-s”- Mercenarët serbë i bashkohen rusëve në Zaporizhzhia

17 Janar 2023 | 17:05

Mercenarët e parë serbë në rajonin e Zaporizhzhias kanë filluar stërvitjen ushtarake si pjesë e Batalionit të Vullnetarëve Sudoplatov.

Lajmi u bë publik përmes një deklarate të batalionit këtë të martë.

“Vullnetarët serbë, së bashku me luftëtarët nga Rusia, marrin pjesë në të gjitha stërvitjet luftarake në një nga terrenet stërvitore të rajonit të Zaporizhzhias për pjesëmarrje të mëtejshme në një operacion special ushtarak”, thuhet në deklaratën e batalionit

Në një prononcim për mediat ruse një nga mercenarët serbë tha se iu bashkua ushtrisë ruse për shkak të padrejtësive që Serbisë i janë bërë nga NATO në lidhje me Kosovën.

“Ne erdhëm për të mbështetur vëllezërit rusë, pasi i kujtojmë mirë ngjarjet që ndodhën në Jugosllavi në vitet e nëntëdhjeta. Kujtojmë padrejtësinë e NATO-s ndaj Serbisë dhe situatës në Kosovë. Prandaj, ne kemi ardhur për të mbështetur popullin rus në luftën e tyre”, tha një nga vullnetarët serbë me njofkën “Danub” për median ruse RIA Novosti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026