“Kurrë nuk do merrej vesh masakra e Reçakut”- Walker rrëfen atentatin e serbëve

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kreu i misionit verifikues për Kosovën te OSBE, William Walker, i cili ishte një zë i fuqishëm që i dëshmoi botës masakrat që serbët kishin bërë në Kosovë, ka rrëfyer në një inbtervistë atentatin e dështuar të serbëve ndaj tij, më 13 janar të vitit 1999.

Ambasadori Walker tregoi me detaje në një intervistë për KosovaPress, planin për eleminimin e tij të urdhëruar nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

Walker tregoi se ishin truprojat e tij të cilët e shpëtuan nga një sulm me granatë dore nga një polic i Serbisë.

- Advertisement -

“… Një ditë para masakrës së Reçakut, ne patëm një incident këtu, në rrugë, ku disa policë serbë, besoj policë nga Beogradi, patëm një incident të vogël, dhe truprojat e mia të sigurisë, të gjithë të rinj kosovarë, djem të rinj, ata menduan se panë një nga këta policët serbë të vinte kundër meje me granatë dore, unë nuk pashë një granatë dore, por më futën në një makinë të blinduar, më çuan në zyrë, unë insistova të kthehesha në rrugë këtu ku ishte banesa ime dhe fola me disa policë, policë serbë, dhe ata nuk dolën me përgjigje shumë të mira për atë se çfarë kishte ndodhur, kërkova të takohesha me komandantin e tyre dhe më në fund takova komandantin, dhe sipas Millosheviçit, siguria ime ishte përgjegjësi e qeverisë së Serbisë, dhe unë thashë, mirë, një nga policët tuaj, mendohet se më ka ardhur me një granatë dore, dhe nuk e di nëse është e vërtetë, por kur u përpoqa të hetoja dhe të zbuloja se çfarë kishte ndodhur, mora përgjigje qesharake”, thotë ai.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë tregon se kishte denoncuar rastin te zyrtarët e lartë serbë, të cilët e mohonin atentatin dhe thonin që truprojat e Walker nuk thoshin të vërtetën.

“Fola me gjeneralin Lonçar, i cili ishte lidhja ime e komunikimit me Millosheviçin. Unë fola me Nicola Shainoviç, i cili ishte zëvendëskryeministri përgjegjës për Kosovën, u thashë se kjo ka ndodhur dhe ata më thanë, nuk ndodhi, se truprojat e mia po gënjenin. Nuk e di se sa e vërtetë ishte kjo, por ishte një incident, nuk ishte një incident i këndshëm, dhe një polic serb shumë i dehur u fut në një makinë policie dhe u largua i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë me një kallashnikov pranë tij, dhe unë pyes se a është kjo mënyra se si i pyet njerëzit këtu, e le të futet në një makinë policie me automatik brenda, gjithsesi, ishte një incident shumë i çuditshëm dhe sot erdha këtu me truprojën time kryesore, dhe ai më tregonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, dhe më thotë se ishte një tentim vrasje për të më vrarë. Unë nuk e dija këtë, ata kurrë nuk më thanë këtë”, tregon Walker.

Ëalker në fjalën e tij nënvizon se nëse atentati do të kishte qenë i sukseshëm dhe do të ishe arritur eleminimi i tij fizik, atëherë bota nuk do të mësonte kurrë mbi masakrat serbe në Kosovë, përfshirë dhe reçakun.

“Sa isha këtu, pas kësaj, kur kthehesha në Kosovë për të vizituar Kosovën e lirë dhe të pavarur, njerëzit shpesh më pyesnin, a nuk ke frikë se dikush do të tentojë të të vrasë? Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar për këtë. Unë nuk kam qenë shok i Sllobodan Millosheviçit, por e dija se ai ishte shumë inteligjent për të vrarë një ambasador amerikan. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin bërë atentat, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur”.

“Unë mendoj se, ideja ime, besimi im është se, për shkak të asaj që ndodhi në Reçak, arrita atje menjëherë, i tregova botës me ndershmëri atë që kisha parë dhe kush mendoja se ishte përgjegjës, dhe kjo filloi një shpërthim lajmesh, gazetarë si ju, nga Kosova, nga Serbia, nga Evropa, nga e gjithë bota, dhe sa më shumë që Millosheviçi u përpoq të thoshte që ‘Ëalker gënjen, Walker nuk e di se për çfarë po flet, Ëalker punon për CIA-n’, të gjitha këto budallallëqe, Millosheviçi dhe Vuçiç, dhe Shainoviç thanë për përshkrimin tim për Reçakun, ata më shpallën persona non grata, gjë që bëri lajme të mëtejshme në mbarë botën, dhe gazetarë nga e gjithë bota erdhën këtu të dinë çfarë ndodhi në Reçak, kush është ky njeri Ëalker? Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nëse do të më kishin vrarë mua, nëse askush nuk do të kishte dëgjuar për Reçakun, nuk jam i sigurt nëse Kosova do të ishte një vend i pavarur, i lirë e demokratik në Ballkan sot. Ju do të mund të kishit qenë ende një krahinë e Serbisë, duke jetuar në kushtet se si e trajtonin popullatën shqiptare këtu”, thotë ambasadori Ëalker.

Tentim vrasja ndaj ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker ndodhi 13 janarin e vitit 1999, në zonën e njohur “Qafa” në Prishtinë.

LEXO GJITHASHTU:

 













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama...

Ambasadori gjerman: Të ndalohen deklaratat nxitëse nga Beogradi, të vijojë dialogu

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde i bëri thirrje Beogradit të ndalojë deklaratat nxitëse pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai ishte i pranishëm...

I ngarkuar me punë i SHBA takon Altin Dumanin: SPAK po bën përparim mbresëlënës

I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner zhvilloi një takim me kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut...





TË FUNDIT

Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama...

Ambasadori gjerman: Të ndalohen deklaratat nxitëse nga Beogradi, të vijojë dialogu

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde i bëri thirrje Beogradit të ndalojë deklaratat nxitëse pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai ishte i pranishëm...

I ngarkuar me punë i SHBA takon Altin Dumanin: SPAK po bën përparim mbresëlënës

I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner zhvilloi një takim me kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut...

Panairi i parë agroturistik në Përrenjas, fermerët dhe zejtarët: Mungon tregu

Përrenjasi, një qytet i vogël në juglindje të vendit, ka organizuar për herë të parë Panairin Agroturistik. Të shumtë ishin banorët e zonës të...

Ekspozita “Retrospektivë”: 1 vit nga humbja e Sali Shijakut

1 vit pas humbjes së “Artistit të Merituar”, “Piktorit të Popullit” dhe “Nderit të Kombit”, Sali Shijaku, hapet ekspozita “Retrospektivë” me pikturat e tij...













Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×