“Çunat e Londrës”, Dash Shehi: S’do ngordhi ai djali i fshatit me shatë në dorë
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha në emisionin Now në Euronews Albania se modelin me të cilin të rinjtë shqiptarë nisen në Britani të Madhe është i krijuar në Shqipëri.
Sipas tij, duhet pranuar fakti që një pjesë e mirë e të rinjve që shkojnë në Angli punojnë në shtëpi bari, pasi modeli i pasurimit të shpejtë tek disa individë që ata shohin në Shqipëri, i çon drejt kësaj rruge.
“Mijëra djem atje punojnë në shtëpi bari, por shumica punojnë ndershmërisht. Një pjesë e asaj rinie ikën atje e kriminalizuar nga realiteti shqiptar, sepse drogën ne e kemi bërë sikur të mbjellësh misër. Është krijuar modeli brenda brezit të ri; ai që merret me drogë ka makinën më të mëdha, ka restorantin të luksoz. Nuk do më ai djali i fshatit të mbjellë qepë; këtu do ngordh unë me shatë në dorë thotë. Kështu që ata nisen atje me këtë model”, tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
“Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë