A do rritet çmimi i naftës? Gazetari: Ç’pritet të ndodhë me Bordin e Transparencës

18 Janar 2023 | 11:46

Gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergo thotë se aktualisht, ka një qëndrueshmëri sa i takon çmimit të naftës në tregjet e huaja.

Gjergo u shpreh se kjo është reflektuar edhe në tregun vendas dhe çmimet janë drejt stabilizimit.

Sipas tij, nëse kjo vazhdon, këtë vit mund të ndalojë së funksionuari Bordi i Transparencës.

“Duket që ka një qëndrueshmëri të çmimeve të lëndëve djegëse sepse tregjet duken më të stabilizuara pas fundit të tetorit dhe pas fillimit të nëntorit. Nëse do shohim tregtinë e jashtme, do të shohim mënyrën sesi janë rregulluar tregjet pas presionit që solli lufta Rusi-Ukrainë, shohim që ka një rregullim të strukturës së tregjeve dhe për pasojë edhe çmimet janë stabilizuar. Duke parë këtë ecuri, mendohet që viti 2023 të jetë më i qëndrueshëm dhe për këtë arsye ka edhe po themi, fjali apo citime se Bordi i Karburanteve mund të shkrihet”, theksoi ai ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026