Mbyllet seanca e parë në Kushtetuese, zbardhet dokumenti i Xhaçkës drejtuar Ramës
Ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca e parë për shqyrtimin e kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetes, për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dokumentin ku ministrja e Jashtme i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 2 mars 2022.
Në mbledhjen e qeverisë së kësaj date u diskutua dhënia e statusit të investorit strategjik për kompaninë në pronësi të bashkëshortit të saj.
Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i kërkoi Gjykatës që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës nën argumentin se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit.
Ndërkohë opozita, ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.
Vlen të theksohet se një seancë e dytë, nga një grupim tjetër i deputetëve të PD-së që mbështesin Berishën, ka nisur që prej orës 13:30 për mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese.

LEXO GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme