Dhunoi mësuesin | 29-vjeçari i arrestuar, familjar i një prej nxënësve
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, ku një mësues 59-vjeçar u dhunua, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.
Gazetari i Euronews Albania, Blerim Kole raportoi se 29-vjeçari i arrestuar, ka deklaruar se është familjar i një prej nxënësve.
Mësuesi Kleanthi Laçi është paraqitur me plagë në spital, mëngjesin e datës 17 janar.
“Policia e Gjirokastrës vazhdon ende hetimet. Është mësuesi 59-vjeçar, Kleanthi Laçi i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të mitura. Fillimisht, mbrëmjen e datës 16 dhe mëngjesin e datës 17 janar, mësuesi është paraqitur në mjediset e spitalit “Omer Nishani” me plagë.
Pas denoncimit të tij ditën e sotme, mbështetur edhe mbi kallëzimin e tij, policia ka bërë ndalimin e 29-vjeçarit A.G nga qyteti i Tepelenës, i cili dyshohet se bashkë me një grup të rinjsh, në vendin e quajtur “Zona Industriale e Tepelenës”, në datë 16janar, ka dhunuar mësuesin. Pas hetimeve, u zbulua që i ndaluari është shprehur se ishte familjar i një prej nxënësve, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i fiskulturës, Kleanthi Laçi”, theksoi ndër të tjera gazetari.
59-vjeçari është pezulluar nga puna këtë të mërkurë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona