Ish-kryebashkiaku 1-orë në SPAK, i fshihet kamerave duke mbuluar fytyrën me çadër
Ka zgjatur rreth 1-orë qëndrimi i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në daljen e tij nga institucioni i akuzës, Roshi ishte i pa shoqëruar dhe u mundua ta shmangte përballjen me kamerat duke përdorur çadrën për të fshehur fytrën e tij.
Roshi mësohet se ka patur një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit, në lidhje me abuzimet me tendera gjatë kohës që ai ka qenë në krye të bashkisë së Kavajës.
Kujtojmë se Roshi ka mbajtur postin e kryebashkikaut të Kavajës, por u dorëhoq për shkak të ligjit të dekriminalizimit për një dënim që kishte pasur në Itali gjatë kohës që ishte minoren.
Mbi ish-kryebashkiakun pati sulme të shumta nga opozita për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme gjatë kohë përpara se të garonte për bashkinë e Kavajës.
LEXO GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale