Tri financime në ndihmë të komunitetit në Mallakastër nga kompania “Anio Oil&Gas”

19 Janar 2023 | 13:17

Tri financime në ndihmë të komunitetit të Mallakstrës nga kompania “Anio Oil&Gas” janë inspektuar nga administratori i kompanisë Alban Peza, i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e dhomave të paraburgimit të komisariatit të Mallakstrës, laboratorin e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mallakastër, si dhe rehabilitimin e Kopshtit Nr.2 dhe të çerdhes së fëmijëve në Lagjen “28 Nëntori”.

Nisur nga nevoja për ambjente bashkëkohore në komisariatin e policisë Mallakastër, kompania “Anio Oil&Gas”, ndërmori inisiativën për të financuar në rikonstruksionin e dhomave të paraburgimit, në respekt të standarteve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Kryetari i bashkisë Qerim Ismailaj dhe shefi i komisariatit Gerald Toska shprehën falenderimin dhe mirënjohjen për financimin e kryer nga kompania “Anio Oil&Gas”. Për shefin e komisaritit Toska, investimi ishte një nevojë emergjente, vecanërisht për krijimin e ambjenteve të ndara për meshkuj dhe femra.

Administratori i kompanisë “Anio Oli&Gas”, shprehu edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me strukturat lokale në ndihmë të komunitetit, për të lehtësuar nevojat që ato kanë, duke ndihmuar apo financuar, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze.

Pas vizitës në Komisariatin e Mallakstrës, u inspektua edhe laboratori i epidemiologjisë, tashmë i përfunduar, në Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. I amortizuar deri në atë pikë sa nuk mund të kryente më funksionin e tij, laboratori u rehabilitua tërësisht me financimin e Kompanisë “Anio Oil&Gas”.

Për drejtuesit e NjVKSH-së, rikthimi në funksionin e këtij laboratori është një ndihmë e çmuar për komunitetin, nisur edhe nevojat e shpeshta për kryerjen e analizave dhe testeve COVID.

Presidenti Peza konsatatoi dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin me përpikmëri të këtij donacioni, si dhe u shpreh se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Ai u shpreh gjithashtu, se në fokusin e përditshëm të aktivitetit social që zhvillon kompania “Anio Oil&Gas” është reduktimi i efekteve të ndotjes mjedisor dhe zhvillimin e një industrie nafte miqësore me ambjentin.

Në vazhdën e financimeve publike, që kompania “Anio Oil&Gas ka kryer në Bashkinë e Mallakstrës, është edhe rehabilitimi i ambjenteve të brendshme të Kopshtit Nr.2 dhe çerdhes së lagjes “28 Nëntori”, investim tashmë i përfunduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026