Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës, asnjë problem në akset rrugore

20 Janar 2023 | 09:00

Gjatë natës, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet te ulët dhe mesatar në Qarkun e Korçës, ndërsa në lartësitë mbi 1200 metra, ka patur reshje debore, me trashësi 5-15 cm, kryesisht në segmentin e Dardhës.

Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qënë të hapura dhe pa probleme.

Në bashkinë Kolonjë, gjatë natës ka patur erera të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes, reshje dëbore me trashësi 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre.

Ndërkaq, ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike, teksa defekte sporadike ka pasur në disa fshatra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026