“Histori për t’u shkrirë gazit”- Aliçka: Si gardiani më frymëzoi për veprën “Luba”
Shkrimtari Ylljet Aliçka zbuloi gjatë emsionit “Goodmorning Albanians” në Euronews personin që e frymëzoi për të shkruar veprën Luba.
Aliçka tha se historia i është treguar nga një gardian burgu në rrethet e veriut, i cili e cilësonte rëfimin si “një histori për tu shkrirë gazit”.
Sipas shkrimtarit gardiani e shihte si komike faktin që një i inxhinier i burgosur nuk hante bukë por qante kur lexonte letrat që i dërgonte e dashura, Luba.
Aliçka tha se historia nuk kishte asnjë element “për tu shkrirë gazit”, por ajo që e tërhoqi është pasqyrimi i diktaturës nga sytë e një gardiani burgu.
“Ka vite që ma ka treguar edhe ironia ka qenë se kur ma tregonte, lajtmotivi i tij ishte kështu, më thoshte “o mësues, se mësues kam qenë në atë kohë, do të tregoj një histori për tu shkrirë gazit”. Seç kishte aty për tu shkrirë gazit, por në qasjen e tij burrërore, se unë kam punuar mësuese në rrethet e veriut, me u shkri gazit se pse qan burri për një grua nga dashuria”.
Kur e kujtonte sesi ai i burgosuri një inxhinier shqiptar që qante për letrat që i dërgonte Luba, ai nuk hante por prekte letrat dhe qante dhe kjo qe për tu shkrirë gazit. Ky këndvështrim më tërhoqi, diktatura e parë me sytë e një gardiani burgu”, tha Aliçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve