Xhaxhai i Aleks Nikës: Takim konfidencial me Ramën sot, ja çfarë më tha

21 Janar 2023 | 21:25

I ftuar në emisionin Review, në Euronews, ishte këtë të shtunë Mark Nika, xhaxhai i protuestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, Aleks Nika.

Mark Nika u pyet nga gazetarja Jonida Shehu në lidhje me bisedën që kishte patur gjatë takimit me kryeministrin Rama këtë të shtunë, në përkujtimin e 12 vjetorit të protestës së përgjakshme.

Nika tha se nuk kishte folur me kryeministrin në lidhje me audion e re të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku dëgjohet kreu i Gardës në atë kohë Ndrea Prendi, që të udhëzojë vartësit të mbajnë armët gati.

Nika zgjodhi të mos jepte detaje të hollësishme nga takimi konfidencial me kryeministrin Rama.

Pjesë nga biseda:

Jonida Shehu: Keni qenë në takim kryeministrin, keni folur për këtë provë? Keni pasur komunikim me kryeministrin për këtë provë të re?

Mark Nika: Në komunikim me kryeministri nuk është futur në analizën e provës, pasi nuk është në kompetencën e tij.

Jonida Shehu: Mendova se mund të kishit folur në mënyrë kofidenciale, me shpresë që të zbardhej çështja.

Mark Nika: Kofidenciale është çështje tjetër!

Prokuroria e Shqipërisë falsifikon, ka masakruar dosjen e Aleksit, ajo dosje nuk ka më prova. Nuk na japin asnjë informacion.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026