Mjeku Alimehmeti: Rastet me COVID, më të pakta se të gripit stinor
Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se rastet me COVID të vend, janë të pakta, krahasuar me rastet e gripit stinor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se gripi stinor është rikthyer në masat e tij normale.
“Rastet Covid janë pak. Jo se nuk ka, por janë me të vërtetë shumë pak në krahasim me gripin stinor. Këtu ka një sërë virusesh të ndryshme brenda asaj që ne e quajmë familja e gripit. Kjo është kryesorja dhe problematika. Vitet e kaluara, kemi thënë që fatmirësisht, fëmijët, COVID-in e kalojnë shumë lehtë.
Fakti që shumë fëmijë po paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë, mbështetet elementët që kemi të bëjmë me gripin stinor, që është rikthyer në masat e tij normale që ka qenë edhe para pandemisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës