Mjekja Fida: 3 seanca nxirjeje me lazer, rrezik për kancer të lëkurës
Mjekja dermatologe, Monika Fido deklaroi se aparaturat që shërbejnë për nxirjen artificiale rrezikojnë shfaqjen e kancerit të lëkurës në individë të caktuar.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Fida u shpreh se kjo mund të shfaqet pas 3 seancash.
“Ne e dimë tashmë dëmtimin e madh që shkakton rrezatimi ultraviolet dhe veçanërisht, llambat UVA, në lëkurë dhe në thonj. Kemi vite që dermatologët bëjnë apel në botë, që aplikimi i këtyre llambave, janë makineri që induktojnë kancer.
Janë makineri që nuk janë qa të sigurta, por është e sigurt dhe e provuar shkencërisht, që këto makineri ndikojnë shumë në ADN-në qelizore duke shkaktuar mutacione dhe kancerin e lëkurës. 3 procese të nxirjes artificiale riskojnë dhe rrisin riskin për të shfaqur kancerin e lëkurës në individë të caktuar”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta