Vendimi i Kushtetueses për Xhaçkën, Logu sqaron procedurat që do të ndjekë Kuvendi
Këshilltari ligjor, Marash Logu foli në lidhje me heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ku ditën e djeshme Gjykata pranoi padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialistëve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e jashtme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vendimi i Gkykatës është një lajm i mirë ndërsa tregoi se si procedohet pas këtij vendimi.
Ndër të tjera ai shtoi se fjalën e fundit për Xhaçkën do e thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, ndërsa nënvizoi se ministrja që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare e ka pranuar vet se është në konflikt interesi.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një lajm i mirë sepse Gjykata i qëndroi besnik asaj praktike që ka krijuar ndër vite.
Për heqjen e mandatit të deputetes nuk është një vlerësim që e bëjnë partitë politike por Gjykata Kushtetuese. Pasi të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese do i dërgohet vendimi Kuvendit dhe palët të interesuara. Më pas Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të mbledh Këshillin për rregulloren dhe mandatet. Pastaj çështja do i kalohet seancës plenare. Nuk ka nevojë për përsëritjen e një raporti tjetër. Fjalën e fundit për Xhaçkën do e thotë vet Gjykata Kushtetuese. Është një çështje imazhi dhe për Kuvendin, qeverinë dhe vet Xhaçkën. Xhaçka është politikanja që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Në momentin që zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, thirret një mbledhje për rregulloren dhe në seancën e parë plenare Kuvendi duhet ta marrë një vendim që ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Më pas do duhen të paraqiten provat argumentet e faktet të cilat në vlerësimin tonë janë të mjaftueshme për të provuar se ka pasur shkelje megjithatë nuk i mohojmë të drejtën asnjë pale tjetër për të shpjeguar pozitën në të cilën ato janë ndodhur. Xhaçka ka sjellë një provë që tregon se ajo vet ka qenë në dijeni që është në kushtet e konfliktit të interesit. Nuk mund të jenë deputetët që të dërgojnë një kërkesë në Gjykatë por është Kuvendi.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta