Audio-përgjimi për 21 janarin, analisti Islami: Qeveria kërkon të gjejë një alibi
Analisti Bedri Islami thotë se qeveria kërkon të gjejë një alibi për ngjarjen e 21 janarit, pas publikimit të një audioje, ku ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi u jepte urdhra dhe udhëzime vartësve të tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Islami u shpreh se qeveria socialiste mund të bënte më shumë për këtë çështje, por nuk ka dashur.
“Qeveria ka dy gjëra. Së pari, qeveria nuk mund të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Sado që duket e pabesueshme sidomos në një shtet si i yni, ku qeveria shpeshherë bën ligjin edhe në drejtësi, fakti është se në këtë periudhë, shumë gjëra kanë qenë të mbyllura në një rreth vicioz. Dënimet u dhanë në një periudhë kur qeveria e tanishme ishte në opozitë. Shumë gjëra u quajtën të mbyllura.
Filloi procesi i vetitngut, duheshin prokurorë të aftë. Dua të shikoj anën e mirë të kësaj çështjeje, anën pozitive, atë sikur qeveria ka pasur dëshirë ta bëjë këtë, por nuk ka mundur. Vazhdoj të jem i mendimit se ka mundur ta bëjë më përpara. Mendoj se kanë gjetur një alibi për ta ngritur çështjen tani dhe kjo është dalja e disa përgjimeve të reja. Dalja e këtyre përgjimeve të reja, e bën të domosdoshme lëvizjen e qeverisë. Nuk e di sesa seriozisht e kanë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq