Artistja shkodrane: Më thonë “vetes ia ke bërë” që nuk ke gjetur burrë

25 Janar 2023 | 09:37

Artistja shkodrane Nermin Shurdha është shprehur se njerëzit shpesh i thonë që ‘ia ke bërë vetes’ prandaj ende nuk ke gjetu njeriun e duhur për të kaluar jetën.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se nuk ia kishte vendosur synim vetes që në një moshë të caktuar do të ishte e martuar apo do të kishte fëmijë, se mbase sot mund të kishte një familje.

“Sikur unë gjatë këtyre viteve t’i kisha vendosur qëllim vetes që unë në këtë moshë do të jem me fëmijë, mbase do i kisha kushtuar më shumë rëndësi këtij drejtimi. Se kam vendos prefesionin para drejtimeve të tjera, por e kam marrë jetën ashtu siç ka ardhur.

Ka ndodhur diçka e bukur, ka zgjat sa ka zgjatur, por jo se kam hyrë në atë mendimin që jam në këtë moshë dhe duhet t’i bëjë gjërat që të funksionojnë. Sikur t’i kisha vendos synim  vetes për diçka madje mund të isha me fëmijë. Më thonë që ia ke bërë vetes”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024