Avokati apel shqiptarëve në Britani: Mos mbani të fshehur të mitur
Avokati Naim Hasani u ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Britani të Madhe që mos të mbajnë të fshehur të miturit që vijnë nga Shqipëria.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania ai tha se momentalisht 88% të emigrantëve që rezultojnë të humbur në Angli janë shqiptarë.
“Problemi është se të humburit 88% janë shqiptarë. Ka diçka që nuk shkon ose këto fëmijë janë pjesë e rrjeteve të trafikantëve dhe mbahen në vende të ndryshme për qëllime kriminale dhe autoritetet britanike duhet t’i hetojnë dhe t’i kthejnë këta fëmijë në shërbimet sociale, ose është ajo tjetra që personat në Britani i marrin të afërmit e tyre dhe i mbajnë duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.
Përgjegjësia për fëmijët që vijnë të pashoqëruar është e shtetit. Shqiptarët nëse kanë fëmijë të të afërmëve që i mbajnë luten që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë shërbimet sociale dhe policinë pa vonesë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta