Vizioni i Biden për Shqipërinë dhe Kosovën, Nesho: Mesazhi është konkret, kërkon barazi në dialogun me Serbinë

18 Tetor 2020 | 10:19

Në kuadër të fushatës elektorale, ish-zëvendës presidenti Joe Biden, që këtë herë garon për të drejtuar Shtetet e Bashkuara, ka shpalosur edhe vizionin e tij për marrëdhëniet me faktorin shqiptar.

Në një dokument të shpërndarë nga stafi i tij elektoral thuhet se, Biden është një mik i ngushtë i Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, ai do të vijojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit. Gjithashtu, Biden është i vetëdijshëm për rolin e luajtur nga NATO dhe kërcënimin rus që i kanoset rajonit – thuhet në dokument

Diplomati Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara tha për Euronews Albania, se vizioni i Biden ishte i plotë gjë që tregon një administratë të ardhshme që bazohet në vijueshmërinë e politikës së Amerikës për një kohë të gjatë, me një vizion të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas tij, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë po bën një rikthim në politikën tradicionale.

Por ajo që është më e rëndësishme, sipas z. Nesho, në qëndrimin e Biden ndaj Kosovës është fakti se ai kthen paritetin në diskutimit Kosovë-Serbi, teksa insiston se Kosova nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë.

“Biden e njeh shumë mirë rajonin, ka një vizion që e ka preku rajonin dhe ka provuar politika konkrete kur ai ishte pjesë e administratës. Ai insiston, si edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit, që të trajtohet Kosova si një shtet sovran dhe i pavarur, pra administrata e tij do t’i kthehet këtij parimi.

Jemi në një stad që Kosova  nuk mund t’i negociojë më këto gjëra, se tashmë i ka të fituara. Mesazhi i Biden është konkret, kërkon barazi në dialogun me Serbinë”, tha z. Nesho.

Sipas ish-diplomatit, ky vizion duhet ta ndihmojë Biden në shtet e lëkundura ku jeton edhe një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar, pasi secili komunitet sheh interesat e veta dhe vizioni i tij përputhet me interesat e shqiptarëve.

 

Lexoni gjithashtu:

Joe Biden dhe shqiptarët, kandidati i demokrat shpalos vizionin për Shqipërinë dhe Kosovën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026