Pediatrja: Prindërit akoma e shtyjnë vaksinën e moshës 1 vjeç, frikë nga autizmi

26 Janar 2023 | 09:28

Mjekja pediatre Mirela Dibra është shprehur se prindërit e shtyjnë mosbërjen e vaksinës tek fëmijët në moshën 1 vjeçare pasi kanë frikë nga autizmi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se mosbërja e vaksinës e ekspozon fëmijën drejt infeksioneve, gjë që mund të bëjë të mundur dhe shpërthimin e fruthit.

“Ajo që shoh unë kohët e fundit është një rindërgjegjësim dhe kthim drejt vaksinave. Problemi ka qenë më tepër për vaksinën e moshës 1 vjeçare si pasojë e gjithë asaj fryme anti-vaks, që fajësonte pikërisht këtë vaksinë  si të lidhur me shfaqjen e problemeve të  autizmit.

Prindërit kanë tentuar që ta shtyjnë në kohë vaksinën e moshës 1-vjeçare duke ekspozuar fëmijën drejt infeksioneve dhe krijimit në popullatë të një mbulese të ulët vaksinale që bën të mundur që të shpërthejnë vatrat e fruthit që kanë rrezikuar jetën e fëmijëve. Para dy vjetësh pati shumë raste të fruthit”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024