Kovaçevski dhe Osmani: S’ka urrejtje dhe histeri antibullgare në RMV

26 Janar 2023 | 21:02

Në Maqedoni nuk ka urrejtje dhe histeri antibullgare, as diskriminim sistematik ndaj asnjë komuniteti etnik. Qëndrimi i kryeministrit dhe shefit të diplomacisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski dhe Bujar Osmani është i njëjtë pas vendimit të Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit të vet nga vendi.

Përveç vendimit për tërheqjen e ambasadorit nga Maqedonia e Veriut për një periudhë të pacaktuar, Sofja zyrtare kërkon edhe rishikim të projekteve të përbashkëta të dy vendeve, derisa të përmirësohet trajtimi i bullgarëve të Maqedonisë së Veriut në vend.

Osmani thekson se nuk ka politikë shtetërore të diskriminimit ndaj asnjë komuniteti, përfshirë atë bullgar, dhe me keqardhje theksoi se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e dakorduar për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Tërheqjen e ambasadorit bullgar nga vendi Osmani e konsideron veprim të pabazuar, argumentues dhe disproporcional, por për momentin nuk zbulon nëse Maqedonia do t’i përgjigjet kësaj lëvizje diplomatike të Sofjes reciproke apo në ndonjë mënyrë tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026