Andi Bushati: Ja çfarë i kërkova dje me urgjencë ambasadës amerikane
Analisti Andi Bushati i ka drejtuar një pyetje ditën e djeshme ambasadës amerikane, në lidhje me çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se e ka pyetur ambasadën, nëse në takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit ka qenë ndonjë diplomat amerikan.
Bushati nënvizoi se ende nuk e ka marrë një përgjigje.
“Unë kam që dje që i kam dërguar ambasadës amerikane një gjë shumë më të thjeshtë për konfirmim, me e-mail dhe gojarisht. Mund të më thoni, siç është praktika juaj, kanë qenë diplomatë amerikanë në takimin Rama me zyrtarin e FBI-së?
Zakonisht, me praktikë diplomatike, mund të jetë ose ambasadori, ose diplomati i linjës që ka sigurinë. Kanë qenë apo nuk ka qenë? Ka një ditë e gjysë, që nga “Rruga e Elbasanit” nuk marr përgjigje. Besoj kuptohet se pse nuk janë përgjigje, se nuk ka pasur, vizita ka qenë private”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit