Koalicion i ri me Bashën për të asgjësuar Berishën? Spahiu zbulon emrat e partive

29 Janar 2023 | 10:52

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha pritet të hyjë në zgjedhjet lokale me një koalicion prej 6 partish, përfshi edhe aleatë të dikurshëm të Sali Berishës.

Spahiu tregoi se shumë shpejt pritet të shpallet koalicioni me të cilin Basha dhe Alibeaj do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ku përfshihet edhe LZHK e Dash Shehit dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

“Nëse Basha hyn në zgjedhje me logon dhe vulën e partisë Berisha nuk fiton asnjë bashki. Sipas të dhëna, 6 parti aleate mund të hyjnë me Bashën në zgjedhje; Thurja, partia e Dashamir Shehit, partia e Patozi, partia çame e Shpëtim Idrizit mund të jenë koalicioni i ri dhe i madh që di të pretendojnë për disa bashki. Nëse realizohet ky koalicion që është në prag të shpalljes, do marrin edhe komisionerët  në KQZ. Berishës i mbetet vetëm Meta dhe partia greke. Berisha rrezikon asgjësimin politik. Nëse shpallet koalicioni i Bashës me 5 parti është potenciale që Berisha dhe Meta të bëhen lëvizja e tretë në vend dhe s’do marrë asnjë bashki”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023