Zgjerohet qeveria në RMV, koalicion i gjerë në pritje të zgjedhjeve të parakohshme

30 Janar 2023 | 09:36

Sot pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë së  kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri.

Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç kryetarit Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së është edhe ish-kryetari Ziadin Sela.

Ndërkaq, nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit i nevojitet një shumicë me të gjitha partitë politike që janë për anëtarësimin e vendit në BE.

Nga ana tjetër Aleksandar Nikolovski nga partia opozitare VMRO-DPMNE akuzoi  Taravarin se mund të jetë i shantazhuar prandaj po detyrohet të përfshihet në qeveri.

I menjëhershme ishte reagimi nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët mes tjerash i bëjnë thirrje opozitës maqedonase të reflektojë pasi siç thonë, lider i tyre vijon të jetë azilanti Nikola Gruevski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026