Kroasan apo trahana, çfarë duan për mëngjes shqiptarët?
30 Janari njihet se dita Kombëtare e Kroasanit. Në vitet 1920, kroasani u bë ushqimi zyrtar francez dhe për herë të parë u festua si ditë rreth vitit 2001 dhe 2005.
Kroasani mund të konsumohet për mëngjes, drekë ose darkë dhe mund të shoqërohet me gjalpë ose krem djathi.
Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali tha në emisionin Good Morning Albanians në Euroneës Albania se dëshira për të provuar ushqime të reja hyri bashkë me ndryshimet në vitet ‘90 dhe hapjen me botën.
Por ky kuriozitet për kuzhina të huaja siç tha ai, ka ardhur duke u zbehur vitet e fundit, kur shqiptarët po u kthehen ushqimeve tradicionale në restorante, përfshi edhe trahana në mëngjes.
“Pas viteve 90 u modernizuam dhe hynë në lojë kroasani, kapuçino. Në dy bizneset që kam në fshat dhe në Tiranë, në fshat e bëjmë mëngjesin si dikur me trahana, petulla, reçelra. Ka shumë interes, pasi duket se u mërzitëm me kuriozitetin për kulturat e tjera. Kemi nisur të pranojmë atë që kemi qenë duke kërkuar cilësi, trahanaja p.sh e servirur sa më mirë, sa më cilësore”, tha Gjepali.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet