Belinda Balluku: Durrësi me 2 porte, do shtrihet në 450 ha tokë
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se Durrësi tashmë do të bëhet me dy porte ndërsa foli pak para nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.
Në fjalën e saj ajo theksoi se njëri do të jetë porti turistik dhe tjetri do të jetë tregtar.
Balluku nënvizoi se ky port do të shtrihet në hapësirën 450 hektarë ndërsa shtoi se do të ketë lidhje me portin e thatë të Prishtinës e të Strugës.
“Shteti ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura dhe në fitim. Porti i Durrësit do të kthehet në një zonë rekreative dhe qytetarët do të kenë akses në vijën bregdetare që deri më sot ka qenë në funksion të mallrave. Do bëjmë një reformë shumë të thellë përsa i përket këtij autoriteti. Durrsi tashmë do të bëhet me dy porte, porti turistik i marinës e jahteve dhe nga ana tjetër porti tregtar i “Porto Romanos”.
Kemi pasur mbi 40 aplikime nga kompani ndërkombëtare që do të marrin pjesë në tryezën e 1 shkurtit. Duket se ka një interes të lartë për këtë port. Ky do të jetë një port i lidhur me portin në Prishtinë e në Strugë. Kemi nënshkruar marrëveshjes. Do të jetë një port që do të shtrihet në 450 hektarë krahasuar më atë aktual. Është një port që do të jetë i aksesueshëm. Porti do të jetë me thellësi 16 metra”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta