‘Mos konsumoni produktet serbe’, thirrja e biznesmenit për qytetarët e Kosovës

30 Janar 2023 | 11:08

Biznesmeni Burim Piraj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë produkte serbe. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se dy muajt e fundit kanë pasur një ulje të importeve nga Serbia ndërsa shpreson që ky numër të rritet në vijim.

Sipas tij produktet serbe janë të rrezikshme dhe nuk duhet të qarkullojnë në Kosovës pasi përbuzin dinjitetin shqiptar.

“Detyra jonë është që të kuptojmë rrezikshmërinë e produkteve serbe dhe t’ju bëjmë me dije që të mos e përbuzin dinjitetin tonë kombëtar shqiptar. Na trajtojnë si qytetarë  të rendit të dytë, por ne nuk e pranojmë këtë gjë. Jemi më të rëndësishëm se serbët. Kemi kërkuar që qytetarët të bojkotojnë dhe kemi marrë një përgjigje të madhe.

Nga nëntori i vitit 2022 deri në janar të këtij viti, kemi një rënie të dukshme të importeve nga Serbia. Mendojmë se kjo do të jetë më e lartë në të ardhmen”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026