“Vendit i duhet ndryshim radikal”, Patozi: 4 udhëheqësit legjendarë probleme me SHBA
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi tha në një intervistë për Euroneës Albania se imazhi i Edi Ramës është plotësisht i dëmtuar lidhur me skandalin McGonigal, por se ai nuk ka ende asnjë përgjegjësi ligjore lidhur me këtë çështje.
Sipas Patozit, fakti që qeverisë i dalin skandale të njëpasnjëshme edhe pse ka përballë një opozitë të përçarë tregon se ka ardhur koha për ndryshim radikal.
“Në një qeveri të korruptuar, edhe kur opozita nuk është e aftë, zullumet e qeverisë janë të mjaftueshme që ajo të bjerë me këmbët e veta, tregon se kjo është një qeveri për t’u ndërruar. vendi ka nevojë për ndryshim radikal, por këtë nuk mund ta bëjnë kartat e djegura. Ne kemi njësoj të ekspozuar të 4 udhëheqësit legjendarë të 20 viteve të fundit: Rama, Basha, Meta, Berisha që kanë probleme të ngjashme në raport me SHBA”, tha Patozi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq