Raporti për liritë e individit | Shqipëria e 47-ta në botë, merr notën 7.7 nga 10

30 Janar 2023 | 15:46

Sipas Indeksit të Lirisë Njerëzore 2022, të “Instituti Fraser”, Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive njerëzore, duke humbur 5 pozicione nga viti parardhës. Megjithatë, pikëzimi e ngre vendin tonë të parin në rajon, si një nga shtetet që mbron dhe krijon hapësirë për të drejtat e individit.

Shqipëria renditet në vend të 47-të sa i përket lirive njerëzore. Në listën e 165 vendeve që merren në shqyrtim nga Instituti Fraser me qendër në Kanada, në vitin 2022, vendi ynë rezulton të jetë në një pozicion të favorshëm për hapësirat dhe mundësitë që i jepen individit.

Indeksi i lirisë njerëzore analizon disa faktorë, si sundimi i ligjit, siguria, liria e lëvizjes, besimi, shoqëria civile, liria e shprehjes etj.

Sa i përket lirive ekonomike, Shqipëria renditet mes 30 vendeve të para në botë, ose më konkretisht në vend të 26-të. Nga ana tjetër, sa i përket lirive personale vendi ynë renditet i 58-i në botë.

Pra, në bashkimin e të gjithë elementëve, Shqipëria ka siguruar 7.67 pikë nga 10 të mundshmet. Ndërkohë viti më i mirë ka qenë 2019-a, me 8.07 pikë.

Me këta tregues, vendi ynë është i pari në rajon bashkë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në të gjithë Europën Lindore është i 11-ti. Në këtë zonë, raportet më të mira me të drejtat dhe liritë e individit i ka Estonia ndërsa në fund të listës është Bjellorusia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026