Baçi: Rama ka frikë përballjen me Berishën, ndaj e përjashtoi nga Kuvendi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë të përballet me kryedemokratin Sali Berisha, ndaj dhe ky i fundit u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se Berisha ka të drejtë të kërkojë interpelancë me Ramën dhe shtoi se fakti që është i sanksionuar nga SHBA-të, nuk duhet të bëhet pengesë.
“Këto penalitete, do dhe i keqpërdor mazhoranca. Kërkon që të gjithë deputetët e tjerë t’i bëjnë një përjashtim “de facto”, duke mos e vënë sikur nuk ekziston. Është e drejta e tij si deputet, nuk ia heq askush këtë.
Është me rregullore. Rregullorja nuk parashikon që po ishte një deputet “non grata”, unë të heq të drejtën e interpelancës. Ka frikë të përballet me Sali Berishën. Kanë frikë të përballen me Sali Berishën. Sali Berisha e thotë atë që është, ashtu siç është. Ka frikë dhe e shmang”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania