60-vjeçari u shtir si i vdekur, psikologia: E shikoj si një lloj kurioziteti

31 Janar 2023 | 07:58

Baltazar Lemos, 60 vjeç, nga Brazili, njoftoi vdekjen e tij në mediat sociale dhe organizoi një funeral te rremë për miqtë dhe familjen e tij.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, psikologia Eriona Hoxha deklaroi se ky nuk është fenomeni i parë që ndodh.

Sipas saj, braziliani ka pasur kuriozitet për të marrë se kush do të shkonte në “funeralin” e tij.

“Është shumë interesante, por nuk është fenomeni i parë ky. Për faktin se tashmë në rrjetet sociale ka më shumë impakt dhe kliklime, nuk mendoj se e ka bërë për famë apo për të rritur punën e tij të funeralave. Unë mendoj se ai ka luajtur më tepër me fenomenin e frikës.

Mendoj që duke qenë se është përballur me shumë funerale, me prezencë njerëzish, ai nbdoshta ka pasur këtë kuriozitet. Por ne, më përpara si fenomen e kemi parë edhe në filma, por mos të harrojmë, edhe në Shqipëri ka pasur nga këto shaka në vitet e mëparshme”, theksoi ajo.

60-vjeçari Lemos drejton një agjensi funerale dhe kjo ide i erdhi pasi në një ceremoni mortore kishin shkuar vetëm 2 veta dhe në këtë mënyrë ai mendoi të bënte “funeralin” e tij për të parë pjesëmarrjen.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024