Fama në rrjet, pastori jep arsyen pse Tiktoker-i me 45K followers është i sukseshëm
Temë e diskutimit në emisionin “Goodmornings Albanians”, në Euronews këtë të martë, ishte fama në rrjete sociale dhe ‘bëmat’ e personazheve të ndryshëm për të marrë klikime.
I ftuar në emision ishte dhe tik-tokeri i njohur Ilir Velia si dhe pastori Ylli Doçi. Ky i fundit i tha Tik Tokerit Velia se tipari që e bën atë të suksesshëm janë sytë dramatikë.
Ai e ftoi të riun që të studiojë më shumë dhe të mos mbetet vetëm një personazh në rrjete sociale, por të bëhet dhe një aktor i mirë në drama.
“Ilir, ti ke një pamje dramatike. Ata sytë e tu janë dramatikë. Një prej arsyeve që ti je i famshëm është se merr pamje dramatike. Je aktor i mirë, por duhet të studiosh pak që të bëhesh edhe më i mirë.
Kjo zonjusha mirë tha, që të shohësh dhe një drejtim më zyrtar, të jesh më profesionist. Është mirë të bësh edhe ndonjë film. Ndonjë regjisor do të të gjejë dhe do të të marrë dikur, përgatitu për këtë. Ilir, ke një të ardhme dhe uroj të jesh i suksesshëm në drama më domethënëse”, tha pastori.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta