Informacion nga SPAK për fazën e hetimeve për inceneratorët? Përgjigjet Kryemadhi
Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK ku ishte thirrur për t’u pyetur për inceneratorin e Tiranës.
E pyetur se nëse është në dijeni se në çfarë faze janë hetimet nga SPAK, Kryemadhi e anashkaloi disi pyetjen duke thënë se mbështetja financiare është një nga problemet që ka inceneratori i Tiranës.
Sipas saj edhe pse nuk ekziston një incenerator në kryeqytet, jepen para nga buxheti i shtetit.
“Ajo që kemi parë ne, tashmë ka vënë autoritetet në lëvizje. Është një punë që kërkon kohë, angazhim e seriozitet por me besim të plotë gjërat të realizohen. Shpresoj të triumfojë drejtësia për qytetarët shqiptarët. Unë vazhdova me faktet e mia. Një nga problemet që ka inceneratori i Tiranës përsa i përket edhe për Agaçin e Kokën, ka të bëjë me rastin e mbështetjes financiare. Pra mbështetja financiare që i është dhënë një projekti që në kontratë nënshkruhet se do të investojë 128 milion euro që ditën e parë. Janë kontratat që vazhdojnë që 30 vite. Edhe pse nuk ka incenerator paratë po jepen.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik