Dosje për Ramën? Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se në kërkesën që ka depozituar në SPAK për nisjen e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen McGonigal i ka kërkuar prokurorisë t’i drejtohet zyrtarisht autoriteteve amerikane.
Bardhi sqaroi se aktpadia që SPAK kërkoi prej tij është një dokument i bërë publik jo i marrë në rrugë zyrtarë gjë që sipas tij duhet ta bëjë prokuroria shqiptare.
“Prita si deputet 24 orë që pasi mediat po flisnin për një skandal ku ishte i përfshirë kryeministri që SPAK të njoftonte kryesisht nisjen e hetimeve dhe kuptova se SPAK po bënte sikur s’e kishte dëgjuar. Ndaj ju drejtova me një shkresë zyrtare ku i vija në dispozicion të dhënat e përmendura në aktakuzën e drejtësisë amerikane, duke u kërkuar t’i drejtohen zyrtarisht drejtësisë amerikane. Dokumentet që unë kam janë publike, por s’i kam marrë zyrtarisht nga SHBA”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ibsen Elezi: PD ka frikë të bëjë protesta sepse ka abuzuar me to
- Aldo Bumçi: 3 bashkitë e mëdha që PD-ja do t’i fitojë me siguri
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë