Shqipëria| 5 mijë aborte në vit, 2% e tyre shkaktojnë komplikacione

1 Shkurt 2023 | 16:27

Aborti, është një fenomen që ka ardhur në rënie 5 vitet e fundit. Vetëm 2% e tyre  sipas mjekëve obstetër-gjinekolog, pasohen nga komplikacione, por për psikologët të gjitha abortet shoqërohen me trauma dhe probleme të shëndetit mendor.

“Abortet janë 3 kategori, vullnetar, spontan dhe mjekësor, kur embrioni ka një problem apo nëna. Në vendin tonë ka një prirje që aborti të pakësohet,” – u shpreh mjeku Maksim Gjoni.

Edhe pse arsyet që çojnë në abort janë të ndryshme, për psikologët trauma e tij lë gjurmë për gjithë jetën.

“Është përvojë e rëndësishme që lë gjurmë, pasoja në disa aspekte dhe pasoja në shëndetin mendor,” – u shpreh psikologia Entela Binjaku.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik abortet kanë pësuar rënie të vazhdueshme nga 5279 aborte në vitin 2017 në 4463 aborte në vitin 2021. Në 66% të rasteve janë grupmosha 20-34 vjeç që kryejnë ndërprerje të shtatzënisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026